
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia teksa nxirret në “dritë” një skenar që mund të çojë në divorcin e parakohshëm të Cristiano Ronaldos me Juventusin. “Daily Mail” ka bërë një llogaritje të thjeshtë ku tregohen fitimet e portugezit me fanelën e Juventus. Ai ka një kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të 2022-shit, prej nga ku fiton rreth 30 milionë euro në sezon.
Por, situata e krijuar nga Coronavirusi ka bërë që të gjithë klubet të ulin rrogat e lojtarëve të tyre. Nëse ylli portugez nuk do të pranojë, raportet mes tij dhe presidencës së Juventus do të ftoheshin duke sjellë edhe largimin e tij nga Torino. Ulja e pagave do t’i kursejë “Zonjës së Vjetër” rreth 100 milionë euro për 4 muaj.
Cristiano do të humbë rreth 10 milionë euro nga pagat e tij në 4 muajt e ardhshëm. Por, nëse do t’i kërkojë Juventusit pjesën e sipërpërmendur, padyshim që drejtuesit do të ishin të detyruar ta nxjerrin në shitje. Duhet theksuar se hë për hë, s’ka asgjë zyrtar. Ky është një skenar që vjen nga Anglia.