Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Postoi foto me fanelën e Celtic, mediet ndërkombëtare jehonë presidentit Ilir Meta (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Ka mjaftuar një foto me fanelën e Celtic në rrjetet sociale e presidentit Ilir Meta dhe menjëherë mediet ndërkombëtare kanë reaguar duke pasqyruar në kanalet e tyre postimin e kreut të shtetit shqiptar. Prestigjozja "The Sun" i ka kushtuar një artikull të gjatë Metës ku tregohet simpatia e presidentit të Republikës me tifozët skocezë.

"Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka postuar një foto të tijën me fanellën e Celtic dhe ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e një goli të Rudi Vatës në derbin ndaj Rangers. Politikani i njohur shqiptar u shfaq duke festuar me tifozët skocezë në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, në fillim të javës pak para ndeshjes së vlefshme për turin kualifikues të Champions League", shkruhej te "The Sun".

Gjithashtu nënvizohet fakti se fanela që mban veshur presidenti është dhuratë e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare dhe Celtic, Rudi Vatës. Nuk kanë munguar as komentet e tifozëve skocezë që menjëherë kanë duartrokitur veprimin e presidentit duke shkruar: "E mrekullueshme, ju shkojnë shumë brohoritjet tona Hail Hail".

Kujtojmë që presidenti Ilir Meta ndodhej në Bosnje-Hercegovinë ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore që u zhvillua në Sarajevë. Tashmë kreu i shtetit tonë duket se ka një afeksion të veçantë për tifozët e mrekullueshëm skocezë.

Faksimile e lajmit të "The Sun"
Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga