
Gjashtë pilotë të F1 do të garojnë këtë fundjavë virtualisht në Virtual Grand Prix, këtë të të dielë.
Pasi fitoi garën e fundit, Charles Leclerc kërkon përsëri fitoren, me konkurentët e tjerë të F1, Geoge Rusell, Antonio Giovinazzi, Lando Norris, Alex Albon fhr Nicholas Latifi. Garës së tyre virtual do ti bashkohet dhe portieri i Real Madrid Thibaut Courtois, me një debutim për Red Bull, bashkë me disa emra të tjerë të cilët do të bëhen të ditur në ditët në vazhdim.
Këtë fundjavë është gara e tretë në F1 Esports Virtual Grand Prix, e cila i jep fansave shansin të shohin garat e F1 virtualisht gjatë situatës të COVID-19. Do të zgjasë 1 orë e 30 min, ku pozicionet do të përcaktohen në xhiron më të shpëjtë të pilotëve, me një garë me 28 xhiro.
Grand Prix i kësaj fundjave do të mbahet në Shanghai International Circuit, në Kinë, aty ku do të ishte mbajtur në të vërtetë gara zyrtare e F1 Heineken Chinese Grand Prix 2020.
Gara mund të gjendet në F1.com, në kanalin zyrtar të F1 në YouTube, Tëitch, Ëeibo dhe Facebook.