
Derbi i Italisë, Juventus-Interi i luajtur ditën e sotme u mbyll me rezultatin 3-2. Një ndeshje që do të krijojë shumë polemika duke parë që u akorduan 3 penallti dhe dy kartona të kuq, nga një për çdo skuadër. Në minutat e fundit, Cuadrado fiton një penallti, por që për ish-kapitenin bardhezi, Del Piero nuk ishte asnjë faull nga Perisic. Del Piero shprehet se asnjë nga 3 penalltitë e akorduar sot nuk duhej që të jepeshin.
"Sinqerisht Perisic nuk bën asgjë. Është këmba e Cuadrado që shkon drejt tij. Do të ishte mirë nëse Calvarese do të vinte të shpjegonte këtë vendim. Ne vijmë nga një futboll në të cilin asnjë nga tre penalltitë nuk do të ishte akorduar".
Poll