
Juventusi po mendon që tani për emrat e lojtarëve që dëshiron të transferojë gjatë merkatos së verës. Drejtuesit bardhezinj kanë gati listën dhe i pari është një nga lojtarët që po shkëlqenë në kampionatin italian. Bëhet fjalë për talentin e Romës, Nicola Zaniolo i cili u transferuar nga Interi te Roma në shkëmbim me Naingolan.
19-vjeçari i dal nga akademia zikaltër po bën paraqitje mbreslënse aq sa skuadrat e mëdha kanë hedhur sytë nga ai për të ardhmen. Sipas asaj që raporton "Tuttosport" Juventusi është i gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Gjatë merkatos verore pritet të zbardhet edhe më shumë e ardhmja e italianit, por vështirë se Roma mund ta lëshojë pa një shumë të madhe parash.