Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Po shkëlqen në Kroaci, MYRTO UZUNI sqaron thashethemet rreth të ardhmes: Në verë do lëviz

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen në Kroaci, MYRTO UZUNI sqaron thashethemet rreth të

Ai është gjithmonë protagonist. Myrto Uzuni  me Lokomotivën e Zagrebit po arrin të përshtatet majft mirë, ku golat nuk kanë munguar.  Në një lidhje me Supersport, ai fol për ''Zona Gol'' për tema të ndryshme.

Uzuni shprehet: "Unë jam tifoz i Juventusit. Dje kam ndjekur Juventusin. Mendoj që do e fitojë kampionatin edhe këtë vit. Kam qenë në bisedime me drejtorin dhe presidentin e Majorkës.Ka qenë gjithçka e mbyllur, nuk e kuptova në momentin e fundit pse u prish. As sot as kësaj kësaj dite nuk e di arsyen. Dinamo e Zagrebit është klub i madh. Ka pasur interesim për mua në këto 1 vit e gjysëm që jam në Kroaci. Mendoj që deri në verë do lëviz''.

Ai shton: ''Kombëtarja është kënaqësia më e madhe për çdo futbollist.Gjej mundësinë të falenderoj presidentin e Laçit i cili besoi shumë te mua. Uroj t'ia kem shpërblyer. Çunat e rinj nuk kanë nevojë për rrogën mujore në atë moshë. Duhet t'i ngjisësh shkallët një e nga një. Transferimi te Majorka mund të ishte fati im. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhte.Mendoj që ne lojtarët duhet të japim më të mirën për klubin. Kush është më në formë mendoj se e meriton ftesën në Kombëtar''.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga