Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Plas skandali te Real Madrid, Perez: Raul dhe Casillas dështimet më të mëdha të klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Plas skandali te Real Madrid, Perez: Raul dhe Casillas dështimet më

Real Madrid është rrethuar dy ditët e fundit nga një zhurmë e madhe. Në audiopërgjimet e publikuara nga "El Confidencial" dhe që datojnë në vitin 2006, dëgjohet presidenti i Real Madrid, Florentino Perez që cilëson Raul dhe Casillas si dy dështimet më të mëdha të klubit për atë kohë.

"Casillas nuk është një portier standard i Real Madrid , çfarë mund të them? Ai nuk ka qenë kurrë nuk ka për të qenë," tha Perez në komentet e botuara nga El Confidencial.

"Ai ka qenë një dështim i madh i yni. Problemi është që njerëzit e adhurojnë, e duan, flasin me të, e mbrojnë aq shumë. Ai është një nga dështimet më të mëdha dhe tjetri është Raul , dy dështimet më të mëdha të Real Madridit janë i pari Raul dhe i dyti Casillas", thotë presidenti.

"Lojtarët janë shumë egoistë, nuk mund t'u besosh atyre për asgjë. Nëse e bëni, ju keni bërë një gabim dhe ata do t'ju lëshojnë, është qesharake" vijon Perez.

Menjëherë pas këtyre publikimeve, Florentino Perez ka reaguar pak më parë duke i quajtur komentet të nxjerra nga konteksti.

"Frazat e riprodhuara shqiptohen në biseda të regjistruara në mënyrë klandestine nga Z. José Antonio Abellán, i cili është përpjekur t'i shesë ato për shumë vite pa sukses. Eshtë për t'u habitur tani që pavarësisht nga koha që ka kaluar, gazeta El Confidencial i nxjerr ato sot. Ato janë fraza të vetme të bisedave të nxjerra nga konteksti i gjerë në të cilin ndodhin.

Unë e kuptoj që kjo është për shkak të pjesëmarrjes sime si një nga promovuesit e Superligës. E kam vënë çështjen në duart e avokatëve të mi të cilët po studiojnë veprimet e mundshme", thotë Perez.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga