
Qeveria greke ka njoftuar se të gjitha ndeshjen e Superligës në futboll do të luhen pa tifozë deri më 12 shkurt të vitit të ardhshëm. Kjo gjë do të prekë dhe ndeshjet europiane që ekipet greke do të zhvillojnë.
Ky vendim erdhi si rrjedhojë e incidenteve të dhunshme të javës së shkuar që ndodhën në ndeshjen e volejbollit mes Olympiacos dhe PAOK. Si pasojë e dhunës nga tifgrupe huliganësh që njihen për mbështetjen e ekipeve respektive në futboll, u plagos rëndë një efektiv policie.
Polici 31-vjeçar i plagosur nga përplasjet ka mbetur në gjendje kome, pasi u godit nga një flakadan në këmbën e majtë, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe arrest kardiak.
Kështu të gjitha ndeshjen e elitës së futbollit grek do të luhen pa tifozë përreth dy muaj.