Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Xhani De Biazi gjithmonë e më larg Kombëtares, rihap një pistë të re

Shkruar nga NEWSPORT
Xhani De Biazi gjithmonë e më larg Kombëtares, rihap një

Trajneri i Kombëtares De Biazi vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur përsa i përket emrave të trajnerëve. Pas lajmeve se ai mund të ishte një nga kandidatët për stolin e Anglisë, tashmë rihapet një tjtër pistë për teknikun, pista Palermo. Në një intervistë për Radio Time në Itali tekniku De Biazi është shprehur se do ti pëlqente të drejtonte klubin italia, me të cilin ka luajtur 105 ndeshje në periudhën kur ishte futbollist.

Edhe pse presidenti i Palermos nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të qëndrueshme me trajnerët tekniku De biazi thotë që nuk i druhet këtij fakti.

‘’Do të më pëlqente shumë që në të ardhmen të drejtoja Palermon. Askush nuk më ka kërkuar dhe as nuk e njoh Zamparinin, por jam i bindur se qyteti është një serbator “i virgjër” ku mund të gjenden dhe të rriten shumë talente. Pak a shumë siç bëra unë në Shqipëri. Nuk nevojiten emra shumë të mëdhenj, por njerëz të motivuar, që luajnë për kolektivin dhe që sakrifikohen. Sipas meje, në Palermo ekzistojnë këto potenciale, është mëkat që nuk shfrytëzohen”, është shprehur De Biazi.

Ai është shprehur se Palermo duhet të qëndrojë gjithnjë në skuadrat më të mira të Seria A.

“Kjo skuadër do të meritonte të qëndronte mes vendit të 7 dhe të 8 në Serinë A por jo gjithmonë mund të kesh në dispozicion emra të kalibrit të Dybala dhe Vazkuez. Atëherë mund të bësh një punë të rëndësishme edhe me sektorin e të rinjve, pa pasur frikë që të hedhësh në fushë djem të rinj.Pastaj mjafton të hedhësh sytë rreth e rrotull, për shembull, duke shqyrtuar rendimentin e disa futbollistëve të kombëtares time. Sipas mendimit tim, janë 4 apo 5 të gatshëm për Serinë A dhe për Palermon”, ka përfunduar trajneri shqiptar intervistën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga