Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pioli për Champions-in: Conte na njeh mirë, Ibra mund të jetë në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Pioli për Champions-in: Conte na njeh mirë, Ibra mund të

Stefano Pioli ka folur pas shortit të Champions League, aty ku mësoi që Milani i tij do të përballet me Tottenham në kuadër të fazës së 1/16-ve.

Trajneri kampion ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka analizuar verdiktin e goglave. Ai vlerëson maksimalisht “Spursat” dhe para gazetarëve ka thënë:

“Do të jenë dy ndeshje të vështira, kundër një kundërshtari të fortë, të drejtuar nga një trajner i madh që na njeh mirë. Në raundin e dytë është e paimagjinueshme të gjejmë kundërshtarë të lehtë, por ne përgatitemi për të më së miri. : Do të jetë një kundërshtar stimulues, do ta luajmë me cilësitë tona, me besim”.

- A do të kthehet Ibrahimovic me Tottenham?

Ne të gjithë shpresojmë që Zlatan të kthehet me ne sa më shpejt të jetë e mundur, rikuperimi po përparon mirë. Pastaj le të shohim në shkurt. Në Champions League ajo që ka rëndësi është momenti që të arrish atje, ka ende shumë kohë: ne duhet të fokusohemi për nesër.

- Çfarë mendoni për Conte?

Ai është një trajner i madh, i cili ka fituar kaq shumë kudo. Ai i jep një identitet të qartë dhe një mentalitet të madh ekipit të tij; Tottenham është shumë kompakt dhe i rregullt me ​​individualitete shumë të forta, si Kane, Son, Kulusevski, Perisic, me shumë njerëz që njohin Milanin dhe futbollin italian. Në letër mendoj se mund të jetë një sfidë e balancuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga