Milan ka humbur 3 me 2 në transfertën e Bergamos kundër Atalantës. Ndeshja e vlefshme për javën e 15 të Seria A ishte spektakël më vete.
Atalanta arriti ta siguronte fitoren vetëm në minutën e 95’, me një supergol të Muriel pasi kapiteni i Milanit, Davide Calabria ishte ndëshkuar me të kuq 2 minuta më parë.
Në përfundim të sfidës foli dhe trajneri i kuqezinjve Pioli, që tha se gabimet në mbrojtje i kushtuan Milanit.
Keni keqardhje që nuk keni barazuar të paktën?
"Është gjithçka aty. Me barazinë numerike, dukej se inercia ishte më shumë në anën tonë. Ne gjithashtu duhet të jemi më të qartë në zgjedhjet tona në mbrojtje dhe këto janë gabime që na kushtojnë shumë".
Një koment për dy golat e parë të shënuar?
“Ne nuk punuam mirë si ekip në fazën e mbrojtjes. Nuk ishim të zgjuar në futjet. E rifilluam ndeshjen me intensitet dhe cilësi, duhej të sillnim një rezultat pozitiv dhe ne largohemi me një disfatë të rëndë”.
A mund të jenë alibi mungesat në mbrojtje?
“Ka mungesa, por ne e luajtëm ndeshjen më mirë se kundërshtarët në pjesën e parë. Do të duhet të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Pioli.