Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Ping-pong” me Coutinhon, Barcelona në kërkim të destinacionit të radhës

Shkruar nga NEWSPORT
“Ping-pong” me Coutinhon, Barcelona në kërkim të

Barcelona është e gatshme të rihuazojë mesfushorin, Philippe Coutinho, për sezonin e ardhshëm.

Mundësia prioritare për klubin katalanas është që të shesë mesfushorin 26-vjeçar për 80 milion euro, por nisur nga kriza që ka kaluar klubet për shkak të pandemisë së Coronavirusit, menaxheri i garnetave blu e kupton që kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur.

Prandaj, mundësia më e mirë për Barcelonën tani është që rihuazojë brazilianin edhe për një vit, për 10 milion euro. Gjithashtu, klubi që ka nënshkruar lojtarin duhet të marrë pagën e tij.

Këtë sezon Bayern, i pagoi Barcelonën 8.5 milion euro për huazimin e brazilianit, por nuk e bleu mesfushorin për 120 milion euro.

Ndërkohë disa klube të Premier League kanë treguar interes për shërbimet e mesfushorit si: Arsenal, Chelsea, Newcastle dhe Leicester.

Coutinho ka shënuar 9 gola dhe 8 asistime në 32 ndeshje për Bayern këtë sezon.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga