Skocezët fituan bindshëm ndaj Shqipërisë. Por nëse hap arkivat e “Ushtrisë Tartane”, përfaqësuesja është larg kohëve të arta kur merrte pjesë rregullisht në kompeticionet ndërkombëtare të Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian. Nëse për shume skocezë kjo ka qenë një fitore e rëndësishme, nuk është i këtij mendimi gazetari Stefan Bienkowski. Ai ka reaguar në llogarinë e tij personale në “Twitter” duke u shprehur i indinjuar me optimizmin e tifozëve skocezë për fitoren ndaj Shqipërisë, pasi ky rezultat nuk e fsheh dot krizën e thellë në të cilën është zhytur prej gati dy dekadash përfaqësuesja e Skocisë.
“Skocia ka qenë në gjendje të tmerrshme përgjatë gjithë jetës sime. Nuk duhet të mësohemi të themi “ishte veç Shqipëria”.
Mos të harrojmë që tre ditë para ndeshjes së djeshme, Skocia u shpartallua pa mëshirë në shtëpi nga Belgjika.