Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PIKANTE/ Ditë e madhe për skuadrën e SUPERIORES, një arsye më tepër për të fituar takimin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT

Sot është përvjetori i themelimit të tifogrupit të Teutës "Djemtë e Detit". Si sot, 10 vite më parë tifozët durrsakë vendosën krijimin e grupit përfaqësues të ultrasve të saj në rrjetet sociale. Me këtë rast, klubi durrsak ka shprehur lumturinë dhe krenarinë për këtë moment të veçantë për të dhe tifozët.

" Ka qenë dita 8/2/2009 kur pasioni për ekipin e zemrës dhe ëndrra për ta riparë kampion na udhëzoi në themelimin dhe fillimin nga puna e faqes së parë në rrjetet sociale të KF TEUTA atëhere si KS TEUTA dhe njëkohësisht të rikthimit të DJEMTË E DETIT 1994 - Ishim Ne 'Djemtë e Detit' që risollëm në vëmendje të publikut dhe të klubit stemën tonë të dashur Mbretëreshën Teutë që sot me krenari e shohim kudo në zyrat e klubit, në autobuzin tonë dhe mbi të gjitha në zemrën e çdo futbollisti që vesh fanelën tonë. Ndihemi krenar për çfarë kemi arritur dhe për atë që po ndërtojmë, faleminderit klubit Teuta, faleminderit drejtuesve të klubit, të vjetër dhe të rinj. Do e mbyll me thirrjen e asaj kohe dhe që duhet mbajtur në mëndje përherë: 'Jemi këtu, Jemi Atje, kërkojmë Teuta të ngreh trofe!

GËZUAR KF TEUTA 10 vjetorin!'

                                                                                           Postimi i klubit të Teutës për 10-vjetorin e themelimit të tifogrupit "Djemtë e Detit"

Ekipi i Bledi Shkëmbit ka një arsye më tepër ditën e diel për të mposhtur në shtëpi  Kamzën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga