
Philippe Coutinho do të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munchen. Sulmuesi brazilian nuk ka binudur klubin gjerman që nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes.
Lojtari do të kthehet kështu në Barcelonë, por është jashtë planeve të klubit dhe do të largohet sërish. Siç raportojnë mediat në Spanjë, Chelsea është skuadra që kërkon shërbimet e tij dhe do transferimin sezonin e ri.
Oferta e klubit anglez është rreth 90 milionë euro për të bindur Barcelonën të heq dorë nga shërbimet e Coutinho. Nëse ky transferim do të ndodh braziliani do të kthehet sërish në Premier League, por këtë herë jo me fanelën e Liverpool, por me Chelsea.
Poll