
Pas kartonit të kuq të marrë dje kundër Izraelit, Etrit Berisha nuk do të jetë në sfidën e radhës që kuqezinjtë do të luajnë kundër Italisë në transfertën e 24 marsit 2017-të.
Sipas hierarkisë së momentit në portën e Kombëtares, Alban Hoxha është portieri i dytë dhe një gjë të tillë De Biasi e vendosi edhe dje duke futur në lojë kapitenin e Partizanit pas largimit të Berishës me karton të kuq.
Një shans i jetës për Alban Hoxhën, i cili do të jetë titullar kundër Italisë së Bufonit dhe "yjeve" të tjerë në sfidën e radhës së Shqipërisë në këto Eliminatore të Botërorit "Rusi 2018".
Poll