Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Peticioni për të riluajtur finalen e Kupës së Botës, Argjentina përgjigjet: Ndaloni së qari!

Shkruar nga NEWSPORT
Peticioni për të riluajtur finalen e Kupës së Botës,
Franca u shkurorëzua nga Argjentina, me “Albiçelestët” që fituan në finale pas gjuajtjes së penalltive, duke u shpallur kështu kampionë bote. Për shumë tifozë francez kjo ishte e papranueshme, madje kanë hapur edhe një peticion për të riluajtur këtë sfidë. Faqja e sondazhit ka më shumë se 200 mijë nënshkrime dhe francezët janë të zemëruar me gjykimin e ndeshjes. Nuk ka vonuar edhe reagimi i tifozëve të argjentinës për këtë komepticion, me kampionët e botës që iu bëjnë thirrje francezve që të ndalojnë së qari. Valentin Gomez, një llogari argjentinase në Tëitter, filloi një iniciativë për t’iu përgjigjur francezëve. “Nëse francezët po mbledhin nënshkrime për ri-luajtjen e finales së Kupës së Botës, unë propozoj që ne të përfitojmë nga momenti i unitetit të argjentinasve dhe të mbledhim nënshkrime në mënyrë që francezët të mos qajnë më dhe të fitojnë Kupën e Botës së nënshkrimeve”, ka sugjeruar Gomez. Në vetëm pak orë, peticioni argjentinas ka arritur tashmë më shumë se 250 mijë nënshkrime.Rrjetet sociale u mbushën me komente se Argjentina ishte kampionia e ligjshme. “Që kur i mundëm në finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë pushuar së qari, duke u ankuar dhe duke mos pranuar që Argjentina është kampione e botës,” lexohet në një koment. “Po të mos ishte Mbappe, ata nuk do të arrinin as në penallti”, shkruante një tjetër.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga