
Tiger Woord, golfisti i njohur amerikan pësoi një aksident të rëndë dy muaj më parë. 45-vjeçari u përfshi në një aksident automobilistik më datë 23 shkurt pasi po ngiste makinën e tij me një shpejtësi rreth 140 km/orë në një zonë ku kufiri i lejuar ishte 72 km/orë.
Woods u shtrua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai, dhe doli nga spitali pas 22 ditësh, me thyerje të shumta në këmbë, të cilat u pasuan nga një operacion në kyçin e këmbës dhe pjesën e poshtme të këmbës së djathtë. Sipas nëpunësit të Los Angeles County Alex Villanueva, aksidenti ku u përfshi lojtari i golfit amerikan u shkaktua nga shpejtësia e madhe.
Woords ka reaguar për të parë pas aksidentit, ndërsa ka postuar edhe një foto nga shtëpia e tij teksa po rikuperohet. Ai shihet me paterica dhe ka zbuluar se rikuperimi i tij po përparon më shpejt nga se mendohej.
"Shërimi im po përparon më shpejt sesa mendoja. Është mirë të kesh një partner të besueshëm rehabilitimi, shoku më i mirë i njeriut," duke iu referuar qenit të tij.