
Atalanta e Etrit Berishës u mposht dje ndaj Interit me rezultatin e thellë 7-1. Ndeshja e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A rezultoi një katastrofë e vërtetë për skuadrën e Etrit Berishës.
Madje, portieri kuqezi shkaktoi dhe një 11-metërsh, por mediat italiane janë treguar të matura dhe janë kursyer në kritikat ndaj Berishës, duke shkruar: Faji ishte i të gjithëve!
Por, ajo që ishte më e pabesueshme dhe që ndodh rallë, në mos nuk ndodh kurrë, është pritja që tifozët e Atalantës i bënë skuadrës së tyre pas kthimit nga Milano ku ishte mposhtur 7-1.
Duartrokitje për "heronjtë" e tyre! Kjo ishte mënyra se si tifozët e Atalantës pritën e ekipin duke i treguar se pavarësisht kësaj humbjeve të thellë, mbështetja nuk do t'u mungojë në asnjë moment. “Me skuadrën jo vetëm në fitore, kështu do të ishte shumë e lehtë”. Ky ishte mesazhi i tifozëve të Atalantës.
Atalanta pozicionohet e gjashta në Serinë A me 52 pikë pas 28 ndeshjeve.