Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përfundon “telenovela”, PSG-ja merr vendimin për Kylian Mbappen

Shkruar nga NEWSPORT
Përfundon “telenovela”, PSG-ja merr vendimin për Kylian
Kylian Mbappe është kthyer në një “telenovelë” për të ardhmen e tij dhe raportin që ka me PSG-në. Sulmuesi francez ka kontratë të vlefshme me kampionët e Francës deri në vitin 2024, teksa refuzon rinovimin me parizienët, si dhe gjithashtu nuk pranon të shitet në këtë merkato. Situata këto që kanë përkeqësuar marrëdhënien mes palëve dhe kjo u pa edhe në sfidën e mbrëmshme ku PSG-ja u përball me Lorient, takim i vlefshëm për javën e parë në Ligue 1 dhe që përfundoi 0-0, ku Mbappe nuk ishte i grumbulluar. Por tashmë duket se ka marrë fund kjo “telenovelë” pasi PSG-ja dhe Mbappe kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Sipas Fabrizio Romano bëhet e ditur se tashmë sulmuesi është kthyer në stërvitje me ekipin e parë, pasi mes palëve gjithçka ka shkuar mirë pas takimit të tyre të fundit. “Pas diskutimeve shumë konstruktive dhe pozitive midis Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe para ndeshjes PSG-Lorient, lojtari është rikthyer në skuadrën stërvitore të ekipit të parë mëngjesin e sotëm”, thuhet në njoftimin e tyre.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga