
Marc Marquez regjistron pole-position i tij të dytë sezonal në Cmimin e Madh të Amerikës. Spanjolli i Repsol Hondas i mbylli provat zyrtare me një kohë fantastike 2 minuta 2 sekonda e 741 të mijtat, duke lënë pas me 131 të mijtat e sekondës, bashkëkombasin e tij dhe njëkohësisht kryesuesin e klasifikimit të përgjithshëm Maverick Vinales. Në Austin parashikohet një garë spektakolare sepse sëbashku me kampionin në fuqi të Botës dhe Maverick Vinales nga radha e parë do ta startojë garën edhe Valentino Rossi, pasi ishte pikërisht Doktori ai që regjistroi kohën e tretë më të mirë.
Edhe pse realizoi një xhiro të shpejtë disi më të dobët se të dy të parët, italiani do të thotë fjalën e tij në garën e kësaj të Diel në Texas. Nga vendi i 4-t do ta nisë garën, Honda tjetër zyrtare ajo e Daniel Pedrosës që do të ndiqet nga Johaan Zarco. Më në fund i afrohet kreut Jorge Lorenzo që u rendit i 6-ti në provat zyrtare me Ducatin e tij, i ndjekur nga shoku i i skuadrës Andrea Dovizioso i cili vuajti nga disa probleme elektronike në motor. Vetëm i 11-ti Andrea Iannone me Suzukin me këtë të fundit që u rrezua në prova duke mos regjistruar një kohë të mirë./Supersport
Poll