
Ditën e djeshme u zhvillua gara e Formula 1 në Baku, ku triumfues nga kjo garë doli piloti i RedBull Sergio Perez duke lënë pas tij shokun e skuadrës Max Verstappen. Fitorja e afron Perez në -6 pikë nga shoku i tij gjë që hap edhe garën për kampionin e botës. Meksikani ka folur për mediat pas përfundimit të garës ne Azerbajxhan duke lënë gjithçka të hapur.
All - Paragraf - 3
“Ka një nivel shumë të lartë respekti midis Max dhe meje, dhe të gjithë ekipit, dua të them në nivelin që po operojmë, ne po e shtyjmë njëri-tjetrin shumë fort, padyshim që duam të mposhtim njëri-tjetrin, dua ta fitoj këtë kampionat njëjtë siç dëshiron dhe Max”, shtoi ai.
Poll