
Milan përballet nesër mbrëma në transfertë ndaj Spalit. Tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur për shumë tema. Diçka u tha edhe për lojatrë të veçantë si Ibrahimoviç, apo edhe Donarumma.
''Për të rritur ekipin, të duhet kohë. Janë akoma 30 pikë në dispozicion dhe duhet të jemi të përqëndruar. Fakti që tani janë 5 ndërrime, të lej liri zgjedhjeje. Ibra është mirë, ëshët stërvitur dje dhe nëse sot jep një paraiqtje të mirë, do të jetë në fushë përballë Spal.
Çalhanoglu ka cilësinë për t'u bërë vendimtar. Donnaruma po rritet shumë. Ai bën pjesë te 3 portierët më të mirët në botë'' - shprehet Pioli.
Poll