
Pepe do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Qendërmbrojtësi portugez ka marrë disa oferta joshëse nga Kina, megjithate mediat italiane raportojnë se ai ka zgjedhur të transferohet në Seria, pikërisht te Interi. Vetë trajneri Zidan nuk e mohoi, por as nuk e pohoi një gjë të tillë në konferencën e zhvilluar para ndeshjes me Sevijan.
"Karriera e Pepes ka qenë e madhe, spektakolare në këtë klub. Ai ka qenë këtu për 10 vite, ku ai ka bërë gjëra fantastike. Por, nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm me të”, ka deklaruar Zidane.
Poll