
Roma-Milan ishte një nga supersfidat e ditës së djeshme në Serie A e vlefshme për javën e 11-të. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2 për kuqezinjtë, por ky takim prodhoi shumë polemika.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Fabio Maresca akordoi një penallti për Milanin pas faullit të Ibanez ndaj Ibrahimovic, ndërsa u mohoi një penallti Romës pas kontaktit Kjaer-Pellegrini.
Të dyja këto vendime janë konsideruara si gafat nga Sektarori i Arbitrave në Itali dhe ditën e sotme do të marrin vendimin për të pezulluar gjyqtarin Maresca. Mediat italiane bëjnë me dije se arbitri italian do të pezullohet të paktën me një ndeshje dhe nuk do të arbtirojë javën e ardhshme në Serie A pas gafave të bëra mbrëmjen e djeshme.
Brawo Maresca! Daje karnego na Zlatanie gdzie nie było to wcale oczywiste, a tu nawet go do monitora nie zawołali gdzie karny 100% bo Kjaer kopie w nogę Lorenzo. Żenada! pic.twitter.com/Ma49Bs7WV3#wloskarobota
— robsonUnited (@RobsonUnited89) October 31, 2021