
Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur raportohet se po përgatisin sulmin për të siguruar shërbimet e yllit të Juventusit, Paulo Dybala që në merkaton e janarit.
Dy klubet Europiane ishte shumë të interesuara edhe në merkaton e verës, por kampionët e Francës nuk arritën akordin për shitjen e Neymar, ndërsa "gjelat" nuk ishin në gjendje të binin dakord për kushtet personale me 25-vjeçarin.
Pavarësisht kësaj, mediat italiane shprehen të bindur që të dy palët nuk do heqin dorë dhe do të trokasin sërish në janar në derën e Juventusit për sulmuesin.
Poll