Pas një sezoni të shkëlqyer tek Milani dhe suksesit ndaj Juventusi me fitimin e Superkupës, Gianluigi Donnarumma ka marrë oferta nga klubet më të mëdha të momentit, si Real Madrid, Barcelona apo Juventus.
Milani ka nxituar për të rinovuar kontratën me 17 vjeçarin, duke 5-fishuar fitimet e portierit të ri. Kontrata e re që është prezantuar, i ofron mundësinë Donnarumma-s të qëndrojë tek Milani deri në vitin 2022.
Lajmi për një rinovim të mundshëm të kontratës e ka bërë e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, e cila ka shkruar, se Milani synon që ta mbyllë marrëveshjen e re deri më 25 shkurt 2017, dita kur Donnarumma do të festojë 18-vjetorin e lindjes dhe mund të firmosë kontratë me kohëzgjatje më të madhe se tre vjet.
Nëse 17 vjeçari rinovon kontratën, përfiton 5-fishin e asaj që fiton tani. Aktualisht ai fiton 1 milionë euro, ndërkohë që pas rinovimit do të rrisë fitimet në 5 milionë euro.