Napoli po ecën në ritme shumë të larta këtë sezon në Serie A ku po rivalizon me Juventusin për fitmin e titullit në Itali. Për këtë arsye shumë lojtarë të napoletanëve në bazë të performancave të tyre pozitive kanë rënë në sy të ekipeve më të mëdha të Europës. Kështu pas Hysaj që në javët e fundit thuhet se ka pasur interesim nga ekipet e Premier League, një tjetër lojtar është vënë në shënjestër të klubeve angleze.
Bëhet fjalë për Faouzi Ghoulam. Mbrojtësi i majtë është vënë në shënjestër të Manchester United që është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro sipas asaj që transmeton RMC Sport. Algjeriani mund të zbarkojë në verë në ‘Old Trafford’ pavarësisht se ai ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2022 dhe për momentin është jashtë fushave të lojës për shkak të një problemi në gju.