Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani me "spiun" në Austri, mësoni sekretet e Salzburg

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani ka bërë paraqitje të mirë në ndeshjet e Champions League, ndërsa synon që të kalojë në fazën "play-off" të saj, çka do t'i siguronte minimalisht kalimin direkt në fazën në grupe të Champions League. "Demat" e kanë humbur sfidën e parë në "Elbasan Arena", por nuk kanë humbur shpresat, pasi ata janë të përgatitur më së miri për takimin e kthimit, kjo falë ish-lojtarit të kuq, Dritan Baholli.

[caption id="attachment_20976" align="alignleft" width="240"]Dritan Baholli Dritan Baholli[/caption]

"Salzburgu ka një skuadër shumë të fortë me në mesfushë të frikshme. Kështu u thashë drejtuesve të Partizanit", shprehet fillimisht në prononcimin e tij për "Panorama Sport" Baholli. "Unë e kam parë ndeshjen dhe mendoj se Partizani e ka interpretuar lojën shumë mirë. Lojtarët kishin disiplinë në fushë dhe nuk po i linin hapësira kundërshtarit deri në momentin që janë ndëshkuar. Partizani kishte shpresa të shënonte, sepse iu dhanë mundësi".

"Salzburgu has vështirësi në ndeshjet që luan në transfertë. E ka pasur këtë mangësi, ndaj Partizani duhet t'i merrte rezultat në Elbasan. Është pothuajse e pamundur që ata të humbasin në shtëpinë e tyre. Partizanin e shoh të vështirë të kualifikohet".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu