Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI publikon axhendën me Vllazninë, por jep dhe lajmin e keq për tifozët e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI publikon axhendën me Vllazninë, por jep dhe lajmin e keq

Partizani do të luajë të shtunën në transfertën e vështirë të Shkodrës, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Klubi i kuq ka bërë me dije axhendën e takimit, ndërsa ka theksuar se kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozërisë kryeqytetase.

Disiplina ka dënuar Partizanin me dy ndeshje pa spektatorë. Kësisoj ata nuk do të mund ta ndjekin këtë sfidë nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

“Sezoni 2022-2023. Vllaznia – Partizani| Java 25. E shtunë, 11 mars. Ora 17:00, stadiumi “Loro Boriçi, Shkodër.

Ju njoftojmë se ky takim do të zhvillohet pa praninë e tifozerisë së kuqe si pasojë e dënimit prej dy ndeshje nga komisioni disiplinës”, thuhej në njoftimin e klubit të Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga