Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Partizani projekton shitjen e bujshme, Arinaldo Rrapaj thyen rekordin e Skukës?

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani projekton shitjen e bujshme, Arinaldo Rrapaj thyen rekordin e

Arinaldo Rrapaj është aktualisht lojtari që vlen më shumë në Shqipëri. Me 650 mijë euro vlerësim në "transfermarkt", vlonjati lë pas të tjerët. Ndjekësi më i afërt është Fernando i Egnatias me 450 mijë, shifër kjo e ulët në krahasim me Rrapajn.

Kartoni i Arinaldos u ble nga Partizani 50 mijë euro në verën e vitit 2021, kur ishte me Skënderbeun. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2026. Kjo i jep kampionëve në fuqi përparësi për të mos u nxituar me të ardhmen e tij, ndërsa vlonjati është ndër të vetmit që nuk ka pasur probleme me dëmtimet.

Xhuliano Skuka me 1.4 milionë euro nga Partizani te Metz ishte shitje rekord për Superioren para 1 viti. Çmimet "Lojtari i Vitit 2023" dhe goli që i dha të kuqve Superkupën, kanë rritur vlerën Rrapajt që ka marrë vëmendjen e merkatos.

A do e thyejë 22-vjeçari rekordin e transferimit më të shtrenjtë? Mbetet për t'u parë, por e sigurt se Partizani do të humbiste një lojtar kyç në periudhën më delikate të vitit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga