Partizani mundi të marrë sot tre pikë të tjera të vlefshme në kampionat falë fitores 3-0 regjistruar ndaj Laçit në transfertë. Sigurisht që kjo fitore ka rikthyer buzëqeshjen e munguar prej kohësh në kampin e kuq, jo vetëm tek drejtuesit e klubit por edhe te tifozët të cilët nuk munguan të mbështesnin skuadrën në transfertën e ditës së sotme.
Tifogrupi “Ultras Guerrils” ka postuar një foto në llogarinë e tyre në Instagram, ku si diçiturë shkruhet: “Ecim”. Ky detajt tregon qartë mbështetjen e pa kursyer që tifozët kanë ndaj skuadrës së tyre dhe mbi të gjitha besimi që është rikthyer tek të gjithë pas rezultateve pozitive të javëve të fundit.
- Fotoja e postuar nga tifo-grupi “Ultras Guerrils”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.