Në minutën e 12’ të derbit Tirana – Partizani, mbrojtësi i të kuqve Renaldo Kalari u largua nga fusha pas një problem muskulor. Edhe pse luajti pak minuta sërish kaq mjaftoi për të që të kishte disa përplasje në distancë me gjyqtarin Xhaja dhe të kontestonte vendimet e tij.
Pasi u zëvëndësua dhe u ul në stol, Kalari vijoi të ofendonte në distancë gjyqtarin Xhaja dhe në momentin e 11-metërshit, mbrojtësi tentoi të gjuante në drejtim të tij me këpucë.
Pas golit dhe festës, ka qenë një nga pjestarët e stafit teknik që ka marrë këpucën e Kalarit që kishte përfunduar në fushë për t’ia rikthyer atij. Ky moment ka kaluar pa u vënë re nga gjytari dhe asistentët e tij.