Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Partizani arriti akordin me “yllin” e Astanës, por Drejtori i Partizanit tregon pse nuk erdhi

Shkruar nga NEWSPORT

Për sa i përket Agim Ibraimit, i cili luan me Astanën dhe që ishte shumë pranë Partizanit në këtë merkato, Drejtori Sportiv i Partizanit, Edmond Haxhia në “Ora Skaner” deklaroi se ai nuk do të vijë.

“Kishim mbyllur çdo gjë dhe ishte gati të vinte te Partizani. Por, Ibraimin e bllokoi presidenti i Astanës dhe tani ai po aktivizohet tek ekipi B i Astanës. Po na e bën të pamundur ta marrim në ekip, pikërisht presidenti i klubit ku Ibrahimi bën pjesë.

haaAi do të ishte i domosdoshëm për ne. Por, edhe pa atë Partizani është super dhe objektivi ynë mund të realizohet edhe pa Ibraimin.

Ekipi ynë është i dubluar në çdo pozicion. Starova ka “dhimbje koke” për shkak se nuk di kë të hedhë në fushë. Konkurrenca është e domosdoshme.

Boniface? Është rezervë e Ekubanit deri sa të marrë formën e tij. Ka ardhur për të zëvendësuar Azubelin”, tha Drejtori Sportiv i Partizanit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga