
Shkëlqim Muça përpara një jave parashikoi saktë ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë Superiore duke gjetur humbjen e Skënderbeut ndaj Kamzës si dhe fitoren e Tiranës ndaj Flamurtarit. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në Rtsh ai tregoi se ky ishte një rrjedhë logjike e formës së skuadrave.
"Nuk është shumë vështirë të parashikosh kampionatin shqiptar. Kur japim parashikimet bazohemi te gjërat që shikojmë si jashtë ashtu dhe brënda fushave. Kjo javë ishte më e thjesht për tu parashikuar prandaj edhe dolën rezultatet që unë thashë. E dija që Kamza do të fitonte sepse do të jepte maksimumin për fitoren pasi kishte nevojë urgjente për pikë, ndërsa për fitoren e Tiranës besoja më shumë tek historia. Edhe kur kemi luajtur më përpara me Flamurtarin kemi arritur të mposhtim. Skënderbeu vazhdon ende të ketë probleme dhe për këtë arsye nuk arriti të fitonte ndeshjen.