
U transferua me bujë te Lazio, por Vedat Muriqi është shumë larg pritshmërive. Sulmuesi i njohur shqiptar është në listën e lojtarëve që mund të fitojnë çmimin “Dështimi i vitit”. Në itali, në çdo fundvit jepet çmimi “Bidone dell anno” e pikërisht dhe Muriqi është kandidat për ta fituar.
Performancat e dobëta, mungesa e hapësirave në formacion ia ulën shumë kuotat. Ai u ble nga Fenerbahçe për shifrën e 19.2 milionë eurove në verën e vitit 2020. Por, vetëm një vit më pas dmth aktualisht vlen 8 milionë euro. Kësisoj shihet se sa shumë ka rënë vlera e tij vetëm për një edicion futbollistik.
Poll