
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci zbuloi dje emrat e futbollistëve që do mund të jenë pjesë e grupit për miqësoren që kuqezinjve do zhvillojnë Norvegjisë. Në listën me emrat e futbollistëve ka munguar emri i Ansi Agollit, i cili këtë herë është lënë jashtë planeve të teknikut italian.
Pak minuta më parë, në profilin zyrtar të Facebook-ut, presidenti Ilir Meta i ka bërë një dedikim special lojtarit të Kombëtares, ku e cilëson si ambasadorin ideal.
"Gjatë vizitës sime në Baku të Azerbajxhanit, s'mund të rrija pa takuar kapitenin e kombëtares tonë Ansi Agolli, njëherësh kapiten i kampiones së ekipit të Karabakut të Baku-së. Ansi është ambasadori ynë më i shkëlqyer, që e duan të gjithë që nga qytetari i thjeshtë, deri tek Presidenti Aliyev"!
[gallery columns="1" size="full" ids="216525"]