
Lazio nuk zë mend! Tifozët bardhekaltër janë përleshur sërish, duke shkaktuar kaos dhe të plagosur në rrugët e Romës.
Akti i radhës është regjistruar në zonën e Monit në zemër të kryeqytetit italian, aty ku tifozët lacialë janë përleshur me tifozët spanjoll të Sevilla, në prag të ndeshjes së sotme në Europa League.
Sipas mediave italiane përplasja mes dy tifozerive ka ndodhur rreth orës 21:30. Rreth 40 vetë ishin pjesë e "dyluftimit", teksa dy prej spanjollëve iu gjetën edhe mjete të mprehta, thikë.
Të dy nga tifozët spanjoll ndodhen aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin Santo Spirito, e bashkë me to është dhe një person i tretë. Gazetari Michele Galvani i "Il Messaggero" e përshkroi skenën: "si një luftë".
Questa sembra una scena di guerriglia.
-- Michele Galvani (@GalvaniM) February 13, 2019
Anzi, è stata una guerra.
Nel rione Monti, nel cuore di #Roma
Tifosi accoltellati
Uno è grave.#LazioSiviglia@RiprendRoma @romafaschifo pic.twitter.com/t8z4AKcgtq