Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Panairi i makinave në Shqipëri, Edi Rama: Shpresojmë të sjellim Formula 1 në vendin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Panairi i makinave në Shqipëri, Edi Rama: Shpresojmë të

Kryeministri Edi Rama, në edicionin e parë të panairit të makinave në Shqipëri, u shpreh se ky është një panair i llojit të veçantë, me një mundësi shumë të mirë punësimi. Sipas tij ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë, ndërsa  shpreson që në të ardhmen të realizohet gara e Formula 1 në vendin tonë.

“Nuk ja mësova asnjëherë këto inicialet DPRR-së. Ato më shumë rr aty janë si ato lëvizjet  e makinës rr, rr, rr. Është një panair shumë i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë , ku gjen hapësirë edhe një mjeshtëri që ne duam të shtyjmë edhe më shumë në të ardhmen e afërt që të krijojmë më shumë hapësira dhe vende pune. Po ashtu përfitoj t’i ftoj ata që na ndjekin të vijnë ta vizitojnë këtë hapësirë sepse ka mundësi për të kënaqur fëmijë të të gjitha moshave.

Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë dhe ne do vazhdojmë më këmbëngulje punën për autoparkun e madh të Elbasanit, ku shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme të frymëzon. Nuk kemi pse të trembemi nga një garë si kjo. Është një projekt i bërë në bashkëpunim të ngushtë me federatën që mbulon Formula 1”, tha Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga