Barcelona do të luaj nesër në transfertë me Juventusin në orën 21:00. Dueli vlen për javën e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve, me trajnerin Renald Koeman që ka bërë publike listën e të grumbulluarve te katalanasit.
Bie në sy mungesa e Pique, Ter Stergen dhe Coutinho. Tre lojtarët kanë probleme të ndryshme, duke qenë një minus I madh për Barcelonën. Dueli i gjigantëve europianë pritet të shohë mungesa të shumta në fushë, me bardhezinjtë e Italisë që kanë jashtë Bonuccin, Chiellinin dhe Ronaldon.
Lista e lojtarëve të Barcelonës:
Portierë: Neto, Arnau Tenas, Inaki Pena.
Mbrojtësa: Dest, Araujo, Lenglet, Jordi Alba, Junior Firpo.
Mesfushorë Busquets, Pjanic, Puiq, Sergi Roberto, De Jong, Aleñá.
Sulmues: Griezmann, Braithëaite, Messi, Dembélé, Trincao, Ansu Fati, Pedri.
