Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Osijek kërkon përforcime, Zoran Zekic “peshkon” dy shqiptarë

Shkruar nga NEWSPORT
Osijek kërkon përforcime, Zoran Zekic “peshkon” dy

Zoran Zekic u largua nga Partizani pak muaj më parë, ndërsa mori në dorë “frenat” e Osijek. Skuadra kroate kërkon të përforcohet në merkaton e janarit dhe tashmë ka nisur puna për të gjetur lojtarët e duhur.

Ish-timonieri i Partizanit i ka idetë e qarta dhe për repartin e mesfushës ka “piketuar” dy lojtarë shqiptarë.  Bëhet fjalë për Qëndrim Zyban, i cili aktualisht luan me Ballkanin e Ilir Dajës.

Ndërsa emri i dytë është Enis Çokaj. Për këtë të fundit do të ishte një rikthim në Kroaci, ku në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Lokomotivas.  Aktualisht luan në Greqi te Panathinaikos, ku ka marrë pjesë në 6 ndeshje në këtë sezon dhe ka dhuruar 1 asist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga