
Tottenham nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho renditet në vendin e 6-të dhe për momentin është jashtë Kupave të Europës. Një gjë e tillë do të sjellë revolucion te Tottenham e sipas mediave angleze janë 7 lojtarë që pritet të largohen.
Aurier, Alli, Foyth, Lamela, Winks, Sessegnon e Sanchez nuk preferohen nga Jose Mourinho dhe klubi do t'I nxjerrë në merkato gjatë verës. Me shitjen e këtyre lojtarëve pritet të fitohen shumë të ardhura që do të investohen më pas në merkato. Një revolucion te Tottenham që pritet të ndodhë në sezonin e ri.
Poll