
Keidi Bare dhe Malaga janë të pandashëm, të paktën kështu ka vendosur klubi spanjoll për ofertat që nuk kanë munguar në drejtim të lojtarit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas mediave spanjolle, klubi i Rayo Valeçanos që militon në Ligën e dytë spanjolle ka rritur ofertën nga 500 mijë euro, në 1.5 milion euro për fierakun.
Malaga është e vendosur për të refuzuar çdo ofertë të ngjashme që nuk plotëson kërkesat e klubit. Të gjendur në vendin e 16 mes 22 skuadrave të Ligës së Dytë spanjolle, Malaga është duke kaluar një situatë aspak të qetë financiare. Pavarësisht ofertës, drejtori i klubit u shpreh: Plani është për të përforcuar ekipin dhe jo për të larguar lojtarët e rëndësishëm. Kështu, Malaga ka vendosur t;i thotë "jo" ofertës së Rayo Vallecano.