Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ofertë nga Serie A dhe Ligue 1 në Francë, Caleb Ekuban gati për hapin e madh në karrierë

Shkruar nga NEWSPORT
Ofertë nga Serie A dhe Ligue 1 në Francë, Caleb Ekuban gati

Caleb Ekuban vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke. Ish-sulmuesi i Partizanit në Superligë pak vite më parë ka shënuar 10 gola e 4 asiste në 32 sfida këtë vit me fanellën e Trabzonspor, ndërsa tani bëhet gati për hapin e madh. Mediat në Ganë bëjnë me dije se Ekuban po ndiqet me kujdes nga Fiorentina.

Skuadra e Serie A e ndjek lojtarin prej shumë muajsh, ndërsa në verë do të bëjë ofertën zyrtare për lojtarin. Fiorentina do të ketë konkurencë me një tjetër skuadrë pasi Ekuban ka ofertë edhe nga Ligue 1 në Francë, ndërsa do të jetë lojtari që do të vendosë se në cilën kampionat do të luajë. Kontrata me Trabzonspor përfundon sezonin tjetër dhe klubi turk është gati japë dritën jeshile për çdo ofertë që do të vijë në drejtim të lojtarit.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga