
Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen. Sulmuesi shqiptar pasi ndihmoi ekipin e tij që të mos binte nga Bundesliga ka vendosur që të nisi një aventurë të re.
Një gjë të tillë lojtari ia ka bërë me dije dhe klubit gjerman që janë dorëzuar dhe presin oferta.
Mediat gjermane bëjnë me dije se Leipzig ka bërë ofertë e parë zyrtare duke ofruar 15 milionë euro për kartonin e Rashicës.
Werder e konsideruar një shifër të ulët dhe e ka refuzuar duke kërkuar jo më pak se 25 milionë euro. Për sulmuesin e Kosovës interesohen edhe skuadra si Milan, Lazio, Napoli, apo edhe në Premier League.
Poll