Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Objektivi i Real Madrid, ylli i Milanit Leao u përgjigjet zërave për transferimin e mundshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Objektivi i Real Madrid, ylli i Milanit Leao u përgjigjet zërave

Rafael Leao është kthyer në objektivin e merkatos së verës për Los Blancos, pasi dështoi nënshkrimi me Mbappen. Ylli i sulmit kuqezi ishte ndër lojtarët më të dalluar të Milanit që u shpall kampion, dhe për këtë ra nën radarët e madrilenëve.

“Jam te Milan, kam dy vite të tjera të mbetura në kontratën time dhe ndihem si në shtëpi aty. Jam i lumtur të dëgjoj Milanin që thotë se jam i paprekshëm. Zërat për interesin e Real Madrid më bëjnë të lumtur, por do qëndroj me këmbë në tokë. Jam i lumtur të punoj me lojtarë të tillë që kanë eksperiencë”, u shpreh Leao.

Në këtë mënyrë portugezi tregon dëshirën e tij për të qëndruar te Milan, por nuk mohon se do i pëlqente transferimi në Madrid. Këtë sezon, 22- vjeçari ja doli të shënojë 11 gola në Milanin që u shpall kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga