Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Nxënësi mposht profesorin, Shkëndija e TETOVËS bie në derbin e shqiptarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Nxënësi mposht profesorin, Shkëndija e TETOVËS bie në

Shkëndija e Tetovës ka luajtur dje kundër Strugës, ndeshje e vlefshme për kampionatin maqedonas. Veç rëndësisë së takimit, kjo sfidë ka qenë e veçantë edhe për trajnerin e kuqezinjve Ernest Gjoka, por edhe mesfushorin e Strugës, Nijas Lena. Derbi mes dy ekipeve, përballje mes dy ish-ëve, njëri në fushë, tjetri në pankinë. Shkëndija e Tetovës është befasuar pasi është mposhtur nga skuadra e Nijas Lenës me rezultatin 2-1.

Ish-lojtari i Kukësit ka arritur të realizojë në portën e kuqezinjve dhe në fund të takimit ka qenë ai që ka dalë i buzëqeshur pasi ka mposhtur profesorin e tij. Kujtojmë që në kohën kur Lena ishte te Kukësi, Ernest Gjoka qëndroi në krye të pankinës verilindore duke arritur për herë të parë në historinë e këtij klubi të fitonte titullin kampion.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga