
Barcelona B fitoi dje 1-2 në transfertë me Alcoyano. Katalanasit iu falën De la Fuente që realizoi dopietë në minutat 31 dhe 81. Në fushë për Barcelonën ishte edhe Rey Manaj, me sulmuesin kuqezi që nuk gjeti dot rrugën e rrjetës.
Pas ndeshjes, Manaj u vlerësua për sakrificën dhe lojën e bërë, teksa në festën e ekipit tregoi edhe dedikimin në rast goli. Sulmuesi 22 vjeçar ia kishte kushtuar fanellën një personi të tij të dashur, që u nda nga jeta pak ditë më parë. "R.I.P Agron Rumi", shkruhej në fanellën e Manaj, me lushnjarin që nuk e shfaqi dot në fushë pasi fati këtë herë nuk e çoi te goli.
Poll