
Unai Simon po dhuron paraqitje fantastike me Spanjën. Portieri i Bilbaos ishte vendimtar me pritjet e penalltive ndaj Zvicrës në çerekfinale, duke i dhënë një dorë skuadrës për kualifikimin e madh. Me sigurinë që të jep ky "gardian", gjithçka bëhet edhe më e thjeshtë për Iberikët.
Unai Simon dëshiron të jetë i thjeshtë, pa komplekse dhe pa asnjë rrjet social. Numri një i portës spanjolle ka fituar edhe besimin e trajnerit Luis Enrique, me këtë të fundit që e ka kuptuar se të lësh në stol De Gean për të, është një zgjidhje e mirë.
De Gea pritej të ishte në mes të shtyllave këtë Europian për Kombëtaren e madhe, por Simon nuk mendoi kështu.
Poll