
Sulmuesi i Kombëtares italiane dhe ish-lojtari i Juventusit Federico Bernardeschi po mendon seriozisht rikthimin në Serie A. Lojtari u largua nga Juventus merkaton e shkuar verore me parametra zero për tu bashkuar me ekipin amerikan të Torontos. Por që atëherë nuk është se gjithçka ka shkuar “vaj” nga ana futbollistike.
Disa klube italiane janë vënë në lëvizje për shërbimet e lojtarit, por njëra ka interesin më të madh. Që nga vera e kaluar, Monza i ka mësuar tifozët e saj me goditje efektive në merkato. Në merkaton e verës që sapo ka filluar, duan të vazhdojnë në këtë linjë aq shumë sa që sipas raportimeve, ata po mendojnë për Federico Bernardeschi për të përforcuar repartin e avancuar.
Edhe verën e kaluar emri i tij ishte lidhur me skuadrën e Monzas, përpara se të vendoste të shkonte të luante MLS me Toronton. Për momentin është vetëm një ide, duke pasur parasysh pagën e lartë të lojtarit. Monza, megjithatë do të negociojë pasi lojtarit pëlqehet edhe nga drejtori sportiv, Adriano Galliani.